Në lëvizjen e parë politike, presidenti i ri i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, tha se do të shlyejë kreditë e këqija me të cilat përballet më shumë se një e gjashta e popullsisë.
Si pjesë e programit të faljes së borxheve ai synon t’i japë fund shpëtimit të kushtueshëm shtetëror të bankave private. 66-vjeçari u zgjodh president më 9 qershor, pasi udhëheqësi i vjetër Nursultan Nazarbayev, dha dorëheqjen si kreu i shtetit në mars.
Vendi i Azisë Qendrore është përballur me një krizë dhjetëvjeçare, e cila detyroi qeverinë të japë të paktën 18 miliardë dollarë ndaj huadhënëse, ndërsa sektori bankar po shembej nën peshën e borxheve të këqija.
Banka qendrore e Kazakistanit po kryen një rishikim të cilësisë së aseteve, gjë që nxiti spekulime se një raund i ri shpëtimesh mund të ishte në plan.
Sipas presidentit të Kazakistanit, më shumë se tre milionë njerëz në vendin e 18 milionë banorëve do të marrin ndihmë për të hequr borxhet.
‘Ajo ka për qëllim njerëzit që e gjejnë veten në rrethana shumë të vështira jetese’, tha Tokayev.