Vendosni fjalën kyçe....

Leonardo DiCaprios i bie topi i volejbollit në fytyrë, fotoja e tij bëhet virale në rrjet


Leonardo DiCaprio është një ndër aktorët më të pëlqyer të Hollivudit dhe fansat e ndjekin atë kudo, siç duket edhe në ndeshjet e tij të volejbollit.

Një foto e aktorit është bërë virale në rrjet, ku shihet teksa një top volejbolli i bie në fytyrë gjatë një ndeshjeje. Fatmirësisht Leonardo DiCaprio u largua nga ndeshja i pa lënduar.

Menjëherë pas publikimit të fotografive, përdoruesit e “Twitter”-it nuk vonuan për ta kthyer aktorin në një meme.

 

“Ja një foto e Leonardo DiCaprio duke u goditur në fytyrë nga një volejboll, që unë vetëm mendova se duhet ta publikoja për këdo që ka nevojë për të,” shkroi një person, citon “Foxnews“.

“A mund të vlerësojmë një moment këto foto të Leonardo DiCaprio duke luajtur volejboll”, shkroi një tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *