Menjëherë pas përplasjeve në Vaun e Dejës ku është hedhur molotov në KZAZ-në e kësaj zone, ka reaguar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Në reagimin tij, Lleshaj thekson se ligji do veprojë dhe se kjo është shenjë skizofrenie politike e PD-së sipas tij.
“Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!”-shkruan Lleshaj.