Vendosni fjalën kyçe....

Meta cakton 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve lokale


 

Presidenti Meta ka vendosur datën 13 tetor si datën e re të zgjedhjeve lokale.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga Presidenca, Kreu i Shtetit theksoi se dy ishin arsyet që e kishin detyruar të cakonte këtë datë.

‘Dy arsyet kryesore përse kam vendosur 13 tetorin është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje gjithëpërfshirëse, jo vetëm sa i takon vullnetit të atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhje.

Dhe së dyti, Sikurse e kam nënvizuar e kam theksuar edhe para jush ne shpjegimet Kushtetuese e logjike te atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka te beje me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore.

Për fat të keq kemi humbur mjaft kohë, por për fat të mirë ende në axhendën e BE është ende për të marrë vendim për të dyja vendet në tetor.

Këshilli i BE-së është në 17-18 tetor dhe dhe duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për zgjedhje gjithpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë.’ – shtoi Meta. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *