Kur kanë mbetur edhe tre ditë para 30 qershorit, presidenti i Rëpublikës Ilir Meta po përpiqet të mundësojë dialogun mes palëve.
Që prej orës 05:00 të mëngjesit, ende pa zbardhur mirë dita, Meta ka mbërritur në Presidencë siç shihet edhe në videon e publikuar nga “Balkanweb”.
Në orën 09:00, Meta do të presë në takim kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai ftoi në takim edhe kryeministrin Edi Rama, i cili e publikoi ftesën e Presidentit në rrjetet sociale me këtë përgjigje ironike: “Kemi zgjedhje, jam i zënë!”
Situata politike në vend ka shkaktuar shqetësime edhe në Italinë fqinje, ku ministri i Brendshëm dhe zv.kryeministri Matteo Salvini tha se nuk dëshiron të kthehet situata e vështirë e viteve ’90 pasi vendi i tij ka probleme me emigrantët e vendeve të tjera, me të cilët duhet të merret.