Vendosni fjalën kyçe....

Pas Ramës, vallen e marrin ministrat, sulm Metës e shqetësim për opozitën


 

Pas kryeministrit Rama, i cili e quajti çmenduri dekretin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve lokale më 13 tetor, kanë dalë me radhë ministrat e tij.

Spiropali, duke iu drejtuar presidentit si Haxhi Qamili, tha se dikush duhet të pyesë presidentin se kush do i organizojë zgjedhjet e tetorit duke qenë se KQZ, KZAZ e Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre.

“Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën.’ – shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

Ndërkohë pas saj, ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj, në një konferencë për mediat tha se zgjedhjet do zhvillohen më 30 qershor, ndërsa opozita kërkontë destabilizojë vendin dhe se po thellon izolimin ndërkombëtar.

‘SHBA dhe BE kanë shprehur qartë se zgjedhjet duhet të jenë paqësore dhe demokratike. Ndërhyrja në proces është një akt kriminal. Këtu kemi ardhur në një fazë tjetër, opozita po sakrifikon Shqipërinë, për të shpëtuar veten. Përpjekjet e tyre do të thellojnë izolimin e tyre. E vërteta mbetet vetëm një: zgjedhjet më 30 qershor. Shqipëria e vitit 2019, pas marrjes së raportit pozitiv për negociatat, duhet të motivohej nga të gjithë për hapjen e negociatave. Shqipëria do duhet të diskutonte për integrim më 2025, por një pjesë ka zgjedhur ngjalljen e frikës për konflikt civil, për të na kthyer në 1997. E vërteta është se as Shqipëria nuk do të kthehet më 1997, as zgjedhjet vendore nuk do të shtyhen përtej 30 qershorit, dhe as zgjedhjet parlamentare nuk do të bëhen para 2021.’ – tha Cakaj.

[/dropcap]

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *