Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një takim në kafe me banorët të njësisë administrative nr.4 në Tiranë. Pasi refuzoi dhe ftesën publike të presidentit të Republikës Ilir MEta, Rama tha se ky i fundit ka marrë drejtimin e opozitës.
Duke thumbuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha, Rama tha se sa herë dështon ai ndërhyn presidenti për t’i ardhur në ndihmë.
“A ja, hëna, hëna, nuk është punë arti është punë halli, dalin nga arti se do kisha më tepër dëshirë të flisnim për gjerat që janë si të ndërtojmë, të transformojnë jo si të rezistojmë ndaj barbarive, por ca to bësh, presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli, ndërhyn Iliri, është fatkeqësi e madhe për institucionin por nuk kemi ca bëjmë. E thashë unë na erdhi dita që edhe bujar nishani të duket si Xhefersoni, habi e madhe, jo realisht, kur bëmë marrëveshjen atëherë, që ishte e deklaruar nga të dy palët, më kujtohet kur po nënshkruanim, ata të presidencës merrnin në telefon, na dërgoni letrën me firmë të përbashkët që jeni dakord për shtyrjen e datës së zgjedhjeve që ishte brenda afatit dhe kornizës kushtetuese, e kërkonte me shkrim. Ky hapni vendin se do hidhem, është habi e madhe shumë dhe i hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e cfirmosjes së firmës së vet, u dha motiv sado absurd për tu kap këtyre që ne do mbrojmë dekretin, sot aktualisht e ka marrë përgjigjen shumë qartë ajo histori nga kolegji zgjedhor, se është ajo gjykata, dhe është pa të drejtë ankimimi”- tha Rama.
Disa banorë i thanë Ramës se presidenti mund të caktonte një datë tjetër për zgjedhjet, por ai u përgjigj duke thënë se “Të bëjnë ca të duan, është nul. Është kot, s’ka asnjë vlerë, presidenti nuk ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të kushtetutës, por kur e lexon atë si filxhan, këshu është”.