Vendosni fjalën kyçe....

‘Policia politike e Ramës nis arrestimet në Fier’ – Demokrati Baçi jep alarmin


Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka denoncuar arrestimin e anëtarit të kryesisë së PD-së së Fierit, Pandeli Tole.

Sipas Baçit, forca të shumta policie kanë hyrë me forcë në banesën e Toles dhe e kanë shoqëruar me forcë pa dhënë asnjë shpjegim.

‘Policia politike e Edi Rames filloi nga presionet dhe shoqerimet. Tani ne keto momente, forca te shumta policie kane hyre me force te shtepia e Kryetarit te Grup seksionit dhe antarit te kryesis te Deges PD Fier ish futbollistit te dashur te Apollonise z Pandeli Tole dhe e kane arrestuar duke e çuar ne komisariatin e policise.

Pa dhene asnje spjegim, pa bere asgje. Perse zoti Kryeminister pse kjo sjellje me qytetaret Fierak? Çfar te ka bere Pandeli Tole ? Ne do te jemi perballe teje te gjithe. Ne sot tani jemi te gjithe Pandeli Tole. RAMA IK, NE NUK NDALOJME.’ – shkruan Baçi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *