Vendosni fjalën kyçe....

Salvini i shqetësuar për krizën në Shqipëri: Rama po mban zgjedhje vetëm me partinë e tij, vendi drejt përplasjes civile (VIDEO)


Ministri i Brendshëm dhe njëherazi zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini shprehet i shqetësuar lidhur me situatën politike në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Salvini tha se kryeministri i Shqipërisë po bën zgjedhje lokale vetëm me partinë e tij, ndërsa shpreh shqetësimin se vendi rrezikon të shkojë drejt përplasjes civile.

Ai tregon se ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili i ka kërkuar ndihmë për krizën në vend duke ndërmjetësuar komunikimin mes palëve. Ndërsa fliste me tone të ashpra, Salvini kujtoi situatën e viteve ’90 duke shtuar se nuk do dëshironte të ktheheshim në atë situatë.

“Kam biseduar edhe me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, pasi të dielën Shqipëria rrezikon shumë, sepse është një përplasje që mund të shkojë në një përplasje civile, siç është parë edhe në javët e fundit.

Janë duke u mbajtur zgjedhje vendore nga ana e kryeministrit, të cilat janë anuluar nga presidenti i Republikës. Janë tërhequr partitë e opozitës dhe në to merr pjesë vetëm Partia Socialiste që është në qeveri dhe jam duke kërkuar që të komunikoj me të gjitha palët për të evituar një përplasje sepse Shqipëria është partnere kulturore, ekonomike, komerciale me Italianë.

Por jo vetëm, duhet të kujtojmë njerëzit që emigrojnë dhe këtu duhet që të kujtojmë skenat e viteve ’90 dhe nuk do doja që të ktheheshin, pasi kemi mjaft probleme dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera”, tha Salvini.

Deklarata e Salvinit për Shqipërinë në videon e mëposhtme nis në minutën 08:08.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *