Vendosni fjalën kyçe....

Vijojnë takimet në Presidencë, Meta pret shefen e zyrës së KiE-së në Tiranë


Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka patur një axhendë mjaft të ngjeshur me takime sot. Pas përfaqësuesve të opozitës, në Presidencë ka vajtur  shefja e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Jutta Gützkoë.

Fokusi i këtij takimi është kriza politike në vend dhe përpjekjet e presidentit për të mundësuar një dialog mes palëve.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Kie vendosi të anullojë delegacionin për vëzhgimin e zgjedhjeve. KiE argumentoi se ky vendim vjen “për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do mbahen zgjedhjet”.

Më vonë gjatë ditës së djeshme KiE publikoi një deklaratë lidhur me mos dërgimin e vëzhduesve për zgjedhjet e 30 qershorit, por që pas disa minutash kjo deklaratë u fshi nga faqja.

Në deklaratën e publikuar por më pas të fshirë nga interneti, theksohej se Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale vendosi të mos dërgojë mision vëzhguesish për zgjedhjet “duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona”.

Nuk dihen shkaqet pse kjo deklaratë është fshirë vetëm disa minuta më vonë pasi është hedhur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *