Edhe pse kryeministri Rama e ministrja e Shëndetësis, Manastirliu, trumpetojnë gjatë gjithë kohës për shëndetësinë falas, ka disa të vërteta të thjeshta që flasin shumë më tepër se fjalimet e Ramës e Manastirliut dhe kronikat e portaleve dhe televizioneve në vend.
Në Qendrën Shëndetësore që ndodhet përballë shkollës Harry Fultz në Tiranë mungon edhe një aparat i thjeshtë tensioni për dhjetëra qytetarët që paraqiten çdo ditë pranë kësaj qendre shëndetësore.
Një mjeke e kësaj qendre, që kërkoi të mos ia publikonim emrin për shkak të frikës së masave ndaj saj, tha se në qendër mungon aparati i tensionit e kësisoj ajo ka hasur vështirësi serioze në diagnostifikimin e të sëmurëve ose të problemeve të atyre që kanë sëmundje kronike të zemrës e tensionit.
Mjekja theksoi se shpesh herë është dashur t’i përcjellë në urgjencë qytetarët që kanë vajtur në poliklinikë me ankesa të ndryshme dhe e gjitha kjo për mungesën e një aparati tensioni që pamundëson trajtimin e menjëhershëm të qytetarëve në rastet e probleme akute shëndetësore të zemrës ose tensionit të lartë apo të ulët. /Hashtag.al