Antoine Griezmann gjithnjë e më shumë është pranë kalimit në Camp Nou këtë verë me Atletico Madridin dhe Barcelonën që kanë filluar negociatat sonte
Francezi kishte paralajmëruar në maj që do të largohet nga Atletico Madrid, pas pesë vite me Los Rojiblancos.
Sipas gazetës franceze, “L’Equipe”, sot ka pasur një takim në mes të Barcelonës dhe Atleticos në përpjekje për të arritur një marrëveshje për sulmuesin.
Klauzola e lirimit e Griezmann do të reduktohet nga 200 milionë euro në 120 milionë që nga 1 korriku.
Bisedimet do të vazhdojnë në mes të dy klubeve me Barcelonën që po shpreson që ta ulë këtë shumë duke ia dhënë edhe një lojtar Atleticos si pjesë të marrëveshjes.
Diego Simeone e dëshiron Nelson Samedo por Barcelona për momentin nuk dëshiron që portugezi të largohet.
L’Equipe thotë se Griezmann do ti bashkohet Barcelonës në një marrëveshje pesë vjeçare, duke fituar 17 milionë euro në vit pagë në Camp Nou – një shifër më e vogël se ajo që merr në Atletico.