Vendosni fjalën kyçe....

Është zyrtare, Milan përjashtohet nga Liga e Europës


Është zyrtare. Milan është përjashtuar nga Liga e Europës.

Kjo është marrëveshja me të cilën kanë rënë dakord ekipi i Milanit me UEFA-n, në gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, shkruan “RTE“.

Gjykata e Arbitrazhit la në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës në UEFA, që e kishte dënuar klubin kuqezi për shkelje të rregullores së Fair Play Financiar.

Për një vit, Milan nuk do jetë pjesë e Ligës së Europës, për shkak të shkeljes së rregullave të financimit nga trupi qeverisës.

Vendi i Milan në Ligën e Europës tanimë me shumë gjasa tanimë do t’i shkojë Torinos, që përfundoi në vendin e shtatë në sezonin e kaluar.

Kjo do të thotë se sezoni i tyre do të fillojë me raundin përfundimtar të kualifikimit për grupet e konkurrencës më 25 korrik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *