Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 2 persona në Tiranë, u bllokohet një ‘Porsche’ dhe automatiku me të cilin do qëllonin 2 të tjerë


Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë, të cilët akuzohen se do kryenin një atentat.

Sipas bluve të Kamzës, në pranga kanë rënë 40-vjeçari B.S. dhe 39-vjeçari S.S., të cilët dyshohet se do vrisnin 2 persona e të cilët ishin konfliktuar.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz,  parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale. Marrja në kohë e informacionit si dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit nr 5, parandaloi  përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Parandalohet vrasja e dy personave

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe bllokohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Kallashnikov, që dyshohet se do ta përdorin këta dy shtetas ndaj dy shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë  të Komisariatit të Polcisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Valias po ndodhte nje konflikt i ashpër midis disa personave, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë dy shtetas:

B.S., 40 vjeç, banues ne Valias.

S.S., 39 vjeç , banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .

Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt.

Po në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje tip Porsche Cayenne.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *