Militantë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike në qytetin e Burrelit po protestojnë prej disa minutash përpara një prej KZAZ-ve.
Siç raportohet në media, mbështetësit e PD së këtij qyeteti kanë nisur një marshim-proteste nga qendra e qyetit në drejtim të një prej KZAZ-ve, ku theksojmë se deri tani ajo është paqësore dhe nuk janë regjistruar akte dhune apo përplasje.
Kujtojmë se disa ditë më parë në në Burrel dhe Klos u shënuan përplasje të forta mes militantëve të PD dhe efektivëve të policisë ku pati dhe persona të plagosur, ndërsa u dogjën materialet zgjedhore.