Vendosni fjalën kyçe....

Miss Serbia “kryqëzohet” nga mediat pse bëri simbolin e shqiponjës (VIDEO)


Përfaqësueset e 21 shteteve nga e gjithë bota u mblodhën në Kosovë për konkursin e bukurisë Miss Freedom of the World. Nga të gjitha vajzat, ajo e cila pushtoi titujt kryesore të mediave ishte miss Serbia. Kjo vetëm pse ajo bëri simbolin e shqiponjës.

Mediat serbe e kanë kryqëzuar bukuroshen bjonde, për gjestin, të cilin ajo e përsëriti një një por sa herë që mundi. “Kurir” i ka kushtuar një artikull missit serb Irina Jovanka, duke e konsideruar “SKANDAL” veprimin e saj.

 “Madje nuk i erdhi keq as ta bënte simbolin me dy vajzat që përfaqësonin Shqipërinë dhe Kosovën, simbolin e Shqipërisë së madhe.”, shkruan Kurir.

Mediat serbe kanë marrë në pyetje dhe Vesna de Vinca, pronarja e agjencisë së modelingut nga ku u përzgjodh Irina.

Ajo u shpreh: “Kompania ime gjithmonë ka qenë e ndërgjegjshme për interesin e kombit dhe të popullit tonë. Natyrisht, nuk kam asnjë lidhje me zgjedhjen e vajzës apo atij që e ka dërguar.”

Për më tepër, Vesna de Vinca e konsideroi një komplot veprimin e vajzës: “Unë nuk jam e sigurt se ajo e di se çfarë po bën, por jam e sigurt se ata që e kanë dërguar dhe që kanë organizuar këtë zgjedhje e dinë mirë.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *