Vendosni fjalën kyçe....

Nuk e takoi kurrë, ndahet nga jeta babai i Eminemit


Ndahet nga jeta Marshall Bruce Mathers Jr, babai biologjik i Eminem. “TMZ” shkruan se një anëtar i familjes i tha se Bruce vdiq nga një atak në zemër në shtëpinë e tij pranë Fort Wayne, Indiana.

Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Bruce Mathers III, nuk e ka mbajtur sekret zemërimin e tij ndaj babait me të cilin thotë se nuk u takua kurrë personalisht.

Këngët e tij të goditura si “My Name Is” dhe “Cleanin’ Out My Closet” reflektojnë ndjenjat e tij nga babait.

Mamaja e Eminem, Debbie, u martua me Bruce kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe ai 22. Dy vjetë më vonë ata lindën Eminem dhe u ndanë menjëherë më pas.

Debbie dhe Eminem u vendosën në Detroit te familja e saj ndërsa Bruce u shpërngul në Kaliforni … ku kishte 2 fëmijë të tjerë.

Eminem ka thënë nëpër intervista se ai i shkruante vazhdimisht letra babait kur ai ishte fëmijë, por ato i ktheheshin gjithmonë mbrapsht pa përgjigje.

Reperi u shpreh se Bruce telefononte ndonjëherë anëtarët e familjes por asnjëherë nuk foli me të.

Në vitin 2001, Bruce publikoi një letër drejtuar djalit të tij në një gazetë ku shpjegonte anën e tij të historisë, duke thënë se ishte nëna e Eminem që e mbajti larg.

 Megjithatë, Eminem me sa duket nuk kontaktoi kurrë me të atin për t’u pajtuar.

Në këngën “Cleanin ‘out my closet”, Eminem shprehet: “Nuk e di nëse ai më dha puthjen e lamtumirës. Jo s’besoj, në një mendim të dytë do të dëshiroja që ai të vdiste. Unë e shoh Hailie-n, dhe s’mund ta imagjinoj të largohem prej saj.” Hailey është vajza e madhe e Eminem.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *