Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjet në Dibër, lëndohen protestues dhe efektivë të policisë


Shtatë punonjës policie kanë mbetur të lënduar si pasojë e hedhjes së kapsollave dhe molotivit në KZAZ-në e Dibrës.

Të lënduar ka edhe në radhët e protestuesve të opozitës, raporton News 24. Përplasja në KZAZ-në 19, erdhi pas protestave të mbështetësve të Partisë Demokratike atje.

Protestuesit janë përplasur ashpër me policinë, duke bërë që këta të fundit të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit.

Sipas Balkanweb, policia ka hedhur me shumicë gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët tentojnë me çdo kusht të çajnë kordonin e policisë dhe të futen brenda ambienteve të KZAZ për ta liruar nga materialet zgjedhore.

Ndërkohë, që tensione të forta mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe në KZAZ-të e Burrelit, Klosit e Bulqizës. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *