Vendosni fjalën kyçe....

Rama kërcënon kryebashkiakët e opozitës me Kodin Penal: Mos u ktheni në të pandehur


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me djegien e KZAZ-së në Bushat. Ai i kujton kryebashkiakëve në vend Kodin Penal për krimet zgjedhore duke u kërkuar të mos nxisin veprime të dhunshme nëpër KZAZ.

“Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë. Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV”– shkruan Rama.

Kujtojmë se ditën e djeshme, pati përplasje në KZAZ-në në Bushat, ku u dogjën materialet zgjedhore dhe mbetën të lënduar tre efektivë policie.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar vëllain e kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila si dhe ka shpallur në kërkim dhe djalin e tij. Në total deri më tani ka 15 protestues të arrestuar, 8 në kërkim i dhe tre persona të prceduar.

Pas kësaj ngjarjeje, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj propozoi shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hila. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *