Vendosni fjalën kyçe....

Rama për letrën e Metës: Çuditërisht e çoi kur u dogj KZAZ-ja në Bushat


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur letrës së djeshme të presidentit Ilir Meta, ku i kërkonte të reflektonte lidhur me datën e zgjedhjeve.

Gjatë një takimi në Himarë, Rama u shpreh:

“30 qershori jua kam thënë është të dielën dhe nuk e luan as topo dhe jo më ta luaj filxhani ku Monika ka zhytur gjithë opozitën. Babaxhikja që më kishte çuar dhe një letër mbrëmë, një letër dashurie që çuditërisht e çoi pasi u dogj KZAZ në Vaun e Dejës. Dashuri me kod. ‘Reflekto Edi se e kupton çfarë po ndodh’. Dhe kujtonte dhe Ramiz Alinë, i cili i shtyu zgjedhjet se e gjithë shqiptaria ishte në rrugë, e ngritur për të ndryshuar sistemin.”, tha Rama.

Ditën e djeshme presidenti Meta i dërgoi kryeministrit një letër publike përmes së cilës theksoi se shpreson në reflektimin e Ramës deri në fund, për të mos e çuar vendin në përplasje.

Meta tha se data 13 tetor 2019 e dekretuar nga ai për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, u vendos sepse kjo është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *