Një grua shtatzënë ka denoncuar atë që ndodh në Qendrën e Shëndetit të Gruas, pranë maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë.
Ditën e sotme, gruaja që pret të bëhet nënë së shpejti, vajti për një kontroll rutinë në këtë qendër, por në vend të një mjedisi pritës shplodhës për gratë shtatzëna, dhoma e pritjes ishte kthyer në një furrë të nxehtë.
Shkak për këtë ishte mosfunksionimi i kondicionerit ndërkohë që nuk ishin marrë masa as për vendosjen e një freskueseje të thjeshtë.
Mjeti i vetëm për t’u freskuar në vapën përzhitëse ishte tundja e erashkave dhe letrave që kishin nëpër duar.
Qytetarja ka dërguar edhe dy foto shoqëruese në redaksi duke shpresuar në zgjidhjen e shpejtë të situatës për gratë shtatzëna, teksa vera sapo ka nisur.