Vendosni fjalën kyçe....

U arrestuan në protestën e 11 majit, lihen të lirë 13 qytetarët


Partia Demokratike ka njoftuar se gjykata ka liruar 13 qytetarë të arrestuar pas protestës së 11 majit të opozitës së Bashkuar. Sipas PD, Gjykata i la të lirë pasi nuk ka prova.

Gjykata liron të arrestuarit e protestës së 11 Majit. Nuk ka prova. Pas 1 muaj burg, sot Gjykata la të lirë edhe 13 qytetarët që u mbajtën në burg, pa asnjë provë e fakt, për pjesëmarrjen në protestën e 11 Majt!
Pasi i kishte lënë 1 muaj kohë që të sillte prova për 13 qytetarët e arrestuar nga Policia, prokuroria u dorëzua. Ajo përpara gjykatës sot se ato ishin mbajtur në burg pa asnjë provë!
PD kishte deklaruar më herët se ata janë të burgosur politikë, që mbahen në burg pa asnjë provë
”- deklaron PD.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *