Presidenti amerikan njihet si personazh që arrin të ‘vjedhë’ titujt e parë të mediave me qëndrimet e ashpra ndaj kundërshtarëve të tij politik, por këtë herë një gjest i thjeshtë ishte gjithçka që i nevojitej medias spanjolle për të shpërthyer në zemërim.
Në një sesion të samitit të G20 në Osaka, Japoni, të premten, Trump u tegua i prerë me kryeministrin socialist të Spanjës, Pedro Sanchez, duke i thënë atij të ulej para se të të largohej pa hezitim.
Kryeministri spanjoll Sanchez u ul, ndërsa në fytyrën e tij mbeti një shprehje mes një buzëqeshjeje të detyruar dhe një grimase.
Pas kësaj mediat spanjolle shpërthyen me zemërim duke e quajtur mungesë respekti të presidentit amerikan ndaj kreut të qeverisë spanjolle.