Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qendër të Ersekës. I plagosur ka mbetur 35-vjeçari Ervis Këndezi, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.
Sipas “Balkanweb” e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi Këndezi kishte bërë një koment në faqen e Facebook të kandidatit socialist për Bashkinë e Kolonjës, Erjon Isai.
I plagosuri thotë se kreu i FRESSH-it në Kolonjë Pandi Cunge ka debatuar me të, duke i kërkuar llogari për komentin e më pas e ka qëlluar me thikë në krahë.
Cunge ende nuk është ndaluar nga policia, ndërsa Kendezi po jep dëshminë në Komisariatin e Kolonjës.