Shkencëtarët kanë zbuluar një asteroid që mund të vlejë më shumë se 700,000,000,000,000,000,000 dollarë në materiale të çmuara.
Asteroidi që mund të ketë një pasuri të tillë marramendëse është emërtuar ‘Psyche 16’ dhe endet mes Marsit dhe Jupiterit duke transportuar metale të rënda të mjaftueshme për të pasuruar çdo njeri në planet me 1 trilion dollarë.
Sasi masive prej ari, hekuri dhe nikeli që gjenden në këtë asteroid janë të atilla sa të bëjnë që të çmendesh.
‘NASA’ ka në plan të nisë të provojë nëse asteroidi në fjalë e ka në vete pasurinë e lartpërmendur duke nisur nga vitit 2022.