Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nesër do kishte vëllavrasje, u bëj thirrje të mos bini pre e provokimeve për dhunë


Kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë një ditë para votimeve të 30 qershorit bëri edhe një herë thirrje se regjimi i Ramës nuk do vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin.

Basha gjithashtu bëri thirrje edhe për të rezistuar ndaj regjimit të Ramës dhe të mos bjenë pre e dhunës.

“Ndryshe nga Edi Rama që, për pushtetin e tij personal, është i gatshëm t’i çojë nesër shqiptarët në vëllavrasje, unë kam përgjegjësinë për jetën e çdo demokrati, çdo socialisti, çdo qytetari shqiptar.

Ndaj për nesër unë kam vetëm një thirrje: Mos bini pre e instinktit të dhunës! Mos bini pre e provokimeve për dhunë!”, shprehet Basha.

“Nesër nuk do të ketë zgjedhje.Nesër do te kishte vëllavrasje dhe e vetmja forme për te ndaluar këto votime farsë do të ishte dhuna, por kjo nuk  ka sjelle kurrë asgjë te mire. Ndaj jini krenar sepse nuk kemi rënë pre e provokimit te Edi Rames”- u shpreh Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *