Edhe pse ka një urdhër nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi për kyçjen e shkollave ku do vendoset KZAZ-të, tre prej tyre janë hapur, njëra prej të cilave nga militantët e PS-së.
Rreth orës 18:30 militantët socialistë kanë hapur me forcë portën e shkollës ‘Edit Durham’ në lagjen Mark Luka.
Ata kanë këputur me darë zinxhirët që mbanin mbyllur derën e shkollës ku do të votojë kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.
Mënjeherë pasi u hap dera, në ambjentet e shkollës u vendosën materialet zgjedhore.
Megjithatë raportohet se dyert disa shkollave ende nuk janë hapur, ndërkohë KQZ i bëri kryebashkiakes Voltana Ademi për më shumë bashkëpunim ndonëse kjo e fundit u shpreh e indinjuar për mosrespektimin e urdhrit të saj.