Policia ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Enver Doçi në Dibër duke kërkuar ndjesë ndaj tij.
Në njoftimin e policisë thuhet se incidenti ndodhi pasi efektivët ishin në një operacion kompleks për ndalimin e një personi me precedentë.
Policia më tej sqaron rrethanat e ndodhjes së rastit, duke thënë se efektivi është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë gazetarin.
Njoftimi i policisë:
Dibër
Policia e Shtetit ka ndaluar sot në mbrëmje në Peshkopi një person me precedente të shumëfishtë penale, ndaj edhe aksioni i ndalimit ka qenë kompleks.
Nisur nga të dhënat e marra në rrugë operacionale, operacioni ishte me risk të shtuar.
Në kushtet e këtij aksioni të zhvilluar në një situatë të tensionuar, një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë një gazetar teksa po filmonte me celular operacionin.
Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këtë incident duke i kërkuar ndjesë gazetarit të TV “Neës 24”.
Ky akt i pakëndshëm erdhi si rezultat i aksionit të zhvilluar nën tension dhe pamundësisë së punonjësit të Policisë për të identifikuar në kohë të shpejtë gazetarin.
Pavarësisht situatës së krijuar, Policia e Shtetit siguron të gjithë qytetarët dhe gazetarët se është në shërbim të tyre dhe ndodhi të tilla nuk do lejohen të përsëriten, pavarësisht arsyeve dhe situatave.