Charles Leclerc arriti të marrë “pole position” në Çmimin e Madh të Austrisë, duke përsëritur vendin e parë që mori edhe në provat zyrtare të Bahreinit, aty ku një problem mekanik e pengoi të fitonte edhe garën.
Zhgënjim për Sebastian Vettel, Ferrari i të cilit do të niset nga vendi i 10 pasi në sesionin e tretë kualifikues, një problem me presionin e ajrit nuk e lejoi gjermanin që të realizonte xhiro të shpejtë.
Në vend të dytë do të niset Lewis Hamilton me Mercedes, i cili la pas Max Verstappen (Red Bull) dhe Mercedesin tjetër të Valteri Bottas.