Vendosni fjalën kyçe....

Kalonin ilaçe kontrabandë, arrestohen tre persona në Korçë, dy doganierët procedohen në gjendje të lirë


Policia e Korçës ka ndaluar tre persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë nga operacioni anti-kontrabandë të produkteve farmaceutike.

Të arrestuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me korrupsionin.  Ndërkaq, policia në kuadër po të të njëjtit operacion të titulluar “Farmacia” ka proceduar penalisht dy doganierë të Kapshticës.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit me inicialet Y.C, R.N dhe R.Xh, që të gjithë banues në Korçë.

Forcat policore sekuestruan medikamente, të cilat dyshohet se janë kontrabandë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *