Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 1.6 ton drogë në Greqi me destinacion Kinën


Njësia e Krimit Financiar ne Greqi ka zbuluar sasinë më të madhe të drogës që është konfiskuar ndonjëherë në vend në bashkëpunim me policinë greke dhe autoritetet portuale.

Sasia e kapur prej 1,6 ton, me më shumë se 10 milionë pilula droge të njohura me emrin captagon, ka qenë e fshehur në kontenierë që vinin nga Latakia e Sirisë dhe pas një ndalese në portin e Pireut kishin destinacion Kinën.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat pilulat e xhihadistëve, të cilat përmbajnë substancën captagon, një derivat i amphetamines.

Ato janë përdorur në vitet e fundit nga militantët xhihadistë pasi këto hapje i shndërronin ata, në makineri vrasëse të paskrupullta.

Përdorimi i tyre shkakton rritjen e ndjesisë së fuqisë së muskujve, të dëshirës seksuale, stimulim të euforisë dhe agresionit dhe mungesë të nevojës për gjumë dhe ushqim. Pilulat janë gjetur ne 20 paleta prej druri te fshehura ne tre kontejnerë ndërsa pitet të hapen edhe dy kontejnerë të tjerë me 40 paleta të tjera.

Siç vlerësohet nga organet greke, pilulat do të përfundonin përsëri tek militantet e Shtetit Islamik. Në pesë vitet e fundit në Greqi janë zbuluar disa herë sasi të mëdha me pilulat e xhihadisteve, ndërsa para dy vitesh u gjet në afërsi të Pireut edhe punishtja që i prodhonte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *