Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i Metës shpotit Hajdarin: E mirëkuptojmë, ka mami vettingun


Këshilltari i Metës, Tedi Blushi shpotit Rudina Hajdarin, duke shkruar këtë të shtunë, pak orë para votimeve të Ramës se nuk po e respekton heshtjen zgjedhore.

“I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.”, shkruan Blushi.

Ai më tej e qesëndis vajzën e Azem Hajdarit, duke shkruar se e mirëkupton sa e ëma, gjyqtare, Fatmira Hajdari të kalojë vettingun, duke nënkuptuar arsyen e vërtetë pse Rudina Hajdari ka qëndruar në parlament.

“Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun.”, përfundon Blushi.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Hajdarit e cila shkruan:

“Kur zhgënjehet Tedi, që as nuk e njoh fare, vetëkuptohet se sa shumë mërzitem.

Po të kthej përgjigjje meqë je Zëdhënësi i Presidentit dhe i bie që ky mesazh, aspak profesional, të jetë i Tij. Gjithsesi, e kalon apo jo mami im Vetting-un, është çështje që i takon KPK, OMN & KPA, por ama kujdes kur i shkruani ato dekretet & çdekretet se po ju dridhet dora.”

Por çfarë e nxiti Blushin të shkruante këtë reagim për Hajdarin? As më shumë dhe as më pak se një status i saj gjatë ditës së sotme ku përmendej bashkëshortja e presidentit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Rudina Hajdari nuk iu bind vendimit kolegjial të Partisë Demokratike për të dorëzuar mandatin, duke qëndruar në parlament. /Hashtag.al

Fatmira Hajdari, pas saj e bija, Rudina Hajdari

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *