Kina do të vazhdojë të importojë naftë iraniane pavarësisht sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja pas largimit të tyre nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, njoftoi sot një përgjegjës i lartë kinez gjatë një mbledhje të zhvilluar në Vjenë.
“Ne nuk e ndjekim politikën e quajtur ‘zero’ (importim i naftës iraniane, shën. i përkth.) të SHBA-së”, njoftoi për median Fu Cong, drejtor i përgjithshëm i kontrollit të armëve në Ministrinë kineze të Punëve Jashtme.
“Ne e kundërshtojmë vendosjen e njëanshme të sanksioneve”, shtoi ai.
Teherani kërkon të mund të vazhdojë të eksportojë naftën e tij në mënyrë që të respektojë marrëveshjen bërthamore, të dobësuar pas tërheqjes së njëanshme të amerikanëve në maj 2018.