Tërmeti ka lëkundur sërish rajonin e Korçës.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 15:00 nga qytetarët të cilët thonë se kanë qenë të fuqishme.
Tërmeti i regjistruar ka qenë i shkallës rihter 4.2 ballë në afërsi të fshatit Arrëz të Bashkisë Devoll.
Lëkundje në Korçë u ndjenë edhe ditën e djeshme ndërsa disa javë më parë pati edhe dëme të mëdha në shtëpitë e qytetarëve në disa fshatra.