Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar sërish për ditën e nesërme duke u bërë thirrje qytetarëve për të treguar maturi dhe respektuar vendimin e gjithsecilit.
Meta gjithashtu ka kërkuar që të distancohen nga provokimet që çojnë në dhunë në mënyrë që të mos cenohen dallimet politike.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme.
Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri!
Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithësecilit!
E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale.
Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.
Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë.