Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dhunimit të gazetarit , Enver Doçi, duke e cilësuar një akt të rëndë.
Më tej, Meta ka apeluar për zbardhje e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve, duke theksuar se liria e medias “është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”.
Reagimi i Kreu të Shtetit:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dënon me forcë dhunën fizike të ushtruar nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, z.Enver Doçi, i cili ishte në krye të detyrës.
Presidenti Meta duke i uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin e plotë me z.Doçi dhe të gjithë gazetarët që me guxim, kurajo e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.
Presidenti Meta apelon zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje të rëndë duke përsëritur thirrjen e tij për ndëshkimin e të gjithë autorëve të dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit ndaj gazetarëve.
Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.