Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Kriminelët do vishen me uniformë policie dhe do provokojnë dhunë


Ish-deputeti Flamur Noka në një dalje për mediat nga selia blu denoncoi përdorimin e mjeteve të ushtrisë në procesin zgjedhor duke e cilësuar një skenar të mazhorancës për dhunë në ditën e zgjedhjeve.

Sipas Nokës, një automjet i Ministrisë së Mbrojtjes po transporton forca ushtrie të veshur me uniformën e policisë kufitare me qëllim që të provokojnë dhunë me qytetarët.

Një video e shkurtër e siguruar para pak minutash në Dibër, tregon një automjet të Ministrisë së Mbrojtjes, që, sipas informacioneve tona po transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policisë kufitare. Qëllimi është që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e Partisë Socialiste me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët që po protestojnë në të gjithë vendin kundër farsës kriminale të Edi Ramës.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj po kryejnë veprat penale nenin 246 dhe nenin 247 me këtë lojë që po bëjnë. Me gjithë angazhimin e gjithë veglave të Rilindjes, ky skenar do të dështojë. Dhuna shtetërore e Edi Ramës nuk do të tolerohet.

Një video e shkurtër e siguruar para pak minutash në Dibër, tregon një automjet të Ministrisë së Mbrojtjes, që, sipas informacioneve tona po transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policies kufitare. Qëllimi është që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e Partisë Socialiste me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët që po protestojnë në të gjithë vendin kundër farsës kriminale të Edi Ramës.

Shqiptarët do të reagojnë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri. PD fton çdo qytetar që të mos bjerë pre e provokimeve të Ramës. Sfidoni Edi Ramën dhe mos dilni në votimet farsë. Fotografoni dhe denonconi çdo dhunë e presion që regjimi bën”, tha Noka.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *