Vendosni fjalën kyçe....

PD: Syri.net po sulmohet kibernetikisht me qëllim bllokimin e informacioneve jashtë kontrollit qeveritar


Harta e hakërimit

Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate të lëshuar për mediat denoncon sulmin kibernetik sipas saj kundrejt portalit opozitar Syri.net.

“Prej 3 ditësh media online Syri.net është në një valë sulmi kibernetik me qëllim bllokimin e shpërndarjes së informacioneve të cilat nuk janë nën kontrollin e qeverisë. Ky është një sulm i mirëpaguar, që shfaqet me një shtrirje globale, në çdo kontinent”-thuhet në deklaratë.

Më tej në deklratatën e PD thuhet se “sulmet kibernetike, të orkestruara pas sulmeve publike të Edi Ramës kundër Syri.net, janë përpjekje kriminale për t’u mohuar qytetarëve të drejtën e informimit”.

 

Deklarata e plotë:

Prej 3 ditësh media online Syri.net është në një valë sulmi kibernetik me qëllim bllokimin e shpërndarjes së informacioneve të cilat nuk janë nën kontrollin e qeverisë. Ky është një sulm i mirëpaguar, që shfaqet me një shtrirje globale, në çdo kontinent.

Bllokimi i përsëritur i faqes së Syri.net vjen pas sulmeve direkte të Edi Ramës kundër gazetarëve të Syrit, për arsyen e vetme se kjo është një media që i jep zë kritikëve të Edi Ramës, publikon pa censurë qendrimet e opozitës dhe, mbi të gjitha, thotë të vërtetat mbi regjimin në ikje të Edi Ramës.

Sulmet kibernetike, të orkestruara pas sulmeve publike të Edi Ramës kundër Syri.net, janë përpjekje kriminale për t’u mohuar qytetarëve të drejtën e informimit.

Partia Demokratike kërkon nisjen urgjente të hetimeve dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që kanë orkestruar dhe zbatuar sulmin kibernetik për mbylljen e gojës të një mediaje kritike me regjimin në ikje të Edi Ramës. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *