Presidenti rus Vladimir Putin e ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar se është shumë më pak demokratike se sa Rusia, për shkak se kryeministrin e ardhshëm po e zgjedhin anëtarët e Partisë Konservatore.
Duke folur për “Financial Times” para Samitit të G20’ës në Japoni, presidenti rus tha që zgjedhjet brenda partisë Konservatore në Britani injorojnë njerëzit, duke theksuar se lideri i ri i Britanisë së MAdhe do të zgjidhet nga “partia në pushtet”.
I pyetur për planet për të zgjedhur pasardhësin e tij, Putin u përgjigj: “Sigurisht që është ndryshe nga ajo që po ndodhë në Britani të Madhe. Ne jemi një vend demokratik”.
Ai shtoi: “Në vendin tuaj njëri lider largohet dhe lideri i dytë, i cili do të jetë figura kryesore e shtetit, nuk zgjidhet nga njerëzit por nga partia që është në pushtet”, ka thënë Putin.
Boris Johnson dhe Jeremy Hunt po garojnë kundër njëri-tjetrit për të zëvendësuar Theresa May-n në drejtimin e Partisë Konservatore dhe kryeministrin e ardhshëm.