Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Qytetarët me aftësi të kufizuara po kërcënohen për të dalë në votime


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një dalje për mediat tha se kryeministri Edi Rama dhe disa prej kandidatëve të bashkive kanë kërcënuar qytetarët me aftësi të kufizuara se do t’u heqin kemp-in nëse nuk marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas Tabakut, ka qenë kryetarja e bashkisë Roskovec, e cila ka ushtruar presion ndaj qytetarëve me aftësi të kufizuara.

Më tej ajo tha se kryeministri Edi Rama kërkon edhe viktima për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij.

Dhuna shtetërore që klika e Edi Ramës po ushtron ndaj shqiptarëve, për t’i detyruar të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk po kursen askënd. Jo vetëm dhunë ndaj mësuesve, mjekëve dhe punonjësve të administratës, por dëshpërimi i ka çuar vartësit e Edi Ramës nëpër bashki të ushtrojnë dhunë edhe ndaj më të pambrojturve, ndaj invalidëve.

Dëshmitë e familjarëve të tyre provojnë së Majlinda Bufi e Bashkisë së Roskovecit, ka arritur deri aty sa të kërcënojë qytetarë me aftësi të kufizuara për heqje kempi, e vetmja mundësi që shumica e tyre kanë për të mbajtur frymën gjallë.

Dëshmia revoltuese sesi regjimi i Edi Ramës është i gatshëm të ndëshkojë për karrigen e tij, me heqjen e bukës së gojës disa fatkeqëve, vjen nga djali i madh i një familjeje pa baba, me 3 djem me shikim të kufizuar dhe me dy vajza me aftësi ndryshe

Megjithëse kjo dëshmi është bërë publike prej disa orësh në mediat që nuk kontrollehen nga regjimi në ikje i Edi Ramës, nuk ka asnjë reagim nga asnjë institucion. Pas kësaj prove të sjelljes mizore të kryebashkiakes së Roskovesit, qëndron fytyra e vërtetë e regjimit të Edi Ramës. Ai është i gatshëm të lërë pa bukë, pa ndihmë ekonomike dhe pa shërbime çdokënd që nuk I shërben pushtetit të tij personal dhe regjimit të tij kriminal.

Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka. Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europian kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri. Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm. Por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgajtur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit. Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bie pre e provokimeve të Edi Ramës. Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Bojkotojeni Edi Ramën! Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën. Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimt që po vjen”- tha Tabaku.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *