Partia Demokratike ka deklaruar se numri i votuesve ditën e sotme nga mëngjesi deri në mbylljen e qendrave të votimit ka qenë 15%.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Kaso, deklaroi se pavarësisht parregullsive që janë denoncuar nga mediat dhe qeveritarët, asgjë nuk e shpëton Ramën që është refuzuar nga qytetarët.
‘Operacioni i drejtuar nga Edi Rama për falsifikimin e pjesëmarrjes në votimet njëpartiake dhe të paligjshme po vijon deri në fund. Komisioni Qendror Zgjedhor i paligjshëm me 4 anëtarë nga Partia Socialiste mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës e deri në fund të farsës.
Nga monitorimi i të gjithë qendrave të votimit deri në mbylljen e tyre në oren 19:00 ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15% PD paralajmëron kamikazët politikë të KQZ-së se do mbajnë përgjegjësi për falsifikimin që kaë kryer. Megjithë shkeljet e panumërta të denoncuara nga media dhe qytetarët që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, tek blerja e votave dhe mbushja e kutive, te komisionet e votimit me një anëtar, që nga votimi në grup, deri tek votimi i hapur.
Te kërcënimet dhe shantazhet e zyrtarëve dhe grupeve kriminale e deri tek mbushja fiktive e listave të votuesve me emrat e emigrantëve edhe pse në këtë fazë ai vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron paniku i Edi Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit flagrant të numrit të votuesve. As mbushja e kutive që po ndodh në këto momente dhe as manipulimi i numrit të votuesve nuk e shpëtojnë Ramën nga ajo që e dinë të gjithë tashmë. Shqiptarët e kanë refuzuar.’