Vendosni fjalën kyçe....

Balla publikoi video të Bashës në plazh, por ai ndodhej në selinë blu (FOTO)


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla publikoi një video të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në plazh, mirëpo ai ndodhej në zyrën e tij në selinë blu.

“Ja pse nuk i donte zgjedhjet më 30 qershor Luli. Po kështu edhe Ilir Meta, Luli dhe Saliu”, shkruan Balla, duke dezinformuar publikun për vendodhjen e kryetarit të opozitës.

PD ka reaguar menjëherë duke publikuar një foto të Bashës në selinë blu, ku shfaqet krah aleatëve të tij dhe një gazetareje të televizionit “ABC News”.

“Duke qene se asnje media nuk respektoi standardin me minimal te raportimit perpara se te perhapte mashtrimet e Taulant Balles, duke pyetur gazetaret e tyre ne PD apo zyren e shtypit te PD, apo te kontaktonte vete zotin Basha, apo te lidhej me ndonje nga bashkepunetoret e tij, mund te konfirmoje pranine ne seli nepermjet gazetares se Abc Neës, e cila ndodhej ne seline e PD, kur zoti Basha doli te takohej me gazetaret.”, thuhet në reagimin e PD-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *