Bashkitë ku sot votohet vetëm për një kandidat


Sot më 30 qershor po zhvillohen zgjedhjet lokale në 61 bashki, përkundër dekretit të presidentit të vendit Ilir Meta që i shtyn më 13 tetor. Opozita nuk merr pjesë në këto zgjedhje, duke bërë që në mbi 30 bashki në fletët e votimit të jetë vetëm emri i një kandidati për kryetar bashkie, i atij të Partisë Socialiste.

Deri më tani kanë votuar 25 persona në kryeqytet.

Të drejtën për të shkuar te kutia e votimit e kanë 3.464.328 qytetarë shqiptarë. Ata do të vendosin shenjën e tyre në dy fletë votimi: për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive, si dhe parlamentet lokale, pra këshillat bashkiakë.

Ky proces zgjedhor është shoqëruar me protesta në disa shkolla në Tiranë, Korçë e Shijak. Opozita ka zgjedhur një mënyrë të veçantë protestimi, me klarinetë e fizarmonikë, duke ironizuar zgjedhjet të cilat i krahasojnë me ato të kohës së diktaturës.

Kryeministri Edi Rama votoi nga Surreli, ku u shfaq me një “look” të çuditshëm. Xhaketë e këmishë lart dhe tuta të shkurtra me çorape të gjata e atlete poshtë.

 

Bashkitë me 1 kandidat:

  1. Bashkia Delvinë 1 kandidat
  2. Bashkia Divjakë 1 kandidat
  3. Bashkia Dropull 1 kandidat
  4. Bashkia Elbasan 1 kandidat
  5. Bashkia Fier 1 kandidat
  6. Bashkia Fushë-Arrëz 1 kandidat
  7. Bashkia Gjirokastër -1 kandidat
  8. Bashkia Has – 1 kandidat
  9. Bashkia Himar- 1 kandidat
  10. Bashkia Konispol – 1  kandidat
  11. Bashkia Krujë- 1 kandidat
  12. Bashkia Kuçovë- 1 kandidat
  13. Bashkia Libohovë- 1 kandidat
  14. Bashkia Librazhd- 1 kandidat
  15. Bashkia Lushnje- 1 kandidat
  16. Bashkia Maliq- 1 kandidat
  17. Bashkia Mat- 1 kandidat
  18. Bashkia Memaliaj- 1 kandidat
  19. Bashkia Patos- 1 kandidat
  20. Bashkia Peqin- 1 kandidat
  21. Bashkia Përmet- 1 kandidat
  22. Bashkia Pogradec- 1 kandidat
  23. Bashkia Poliçan – 1 kandidat
  24. Bashkia Pukë- 1 kandidat
  25. Bashkia Roskovec – 1 kandidat
  26. Bashkia Rrogozhinë – 1 kandidat
  27. Bashkia Skrapar – 1 kandidat
  28. Bashkia Shkodër – 1 kandidat
  29. Bashkia Ura Vajgurore  – 1 kandidat
  30. Bashkia Vau i Dejës  – 1 kandidat
  31. Bashkia Vorë  – 1 kandidat
  32. Bashkia Kamëz- 1 kandidat
  33. Bashkia Mirditë- 1 kandidat
  34. Bashkia Lezhë – 1 kandidat

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *