Vendosni fjalën kyçe....

Dalin shifrat zyrtare të votuesve, çfarë thotë ish-anëtari i KQZ-së


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrën zyrtare të personave që morën pjesë në votimet e sotme. Sipas KQZ-së, përqindja e votuesve ka qenë 21.6% e përkthyer në shifra jep 771.863 votues në mbarë vendin.

Kureshtjes nëse ka një prag pjesëmarrjeje që i bën të pavlefshme këto zgjedhje,iu përgjigj ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj.

Në një prononcim për Hashtag.al, Osmanaj tha se me Kodin e ri Zgjedhor, nuk ka një përqindje votuesish që i bën të pavlefshme zgjedhjet.

Ndërsa shtoi se mundësia e vetme që kjo të ndodhë është shpallja nga ana e KQZ-së për pavlefshmëri të rezultatit në disa bashki të vendit për arsye parregullsish, në atë masë sa të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm të votimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *