Pavarësisht se procesi i votimit ka nisur që në orët e para të mëngjesit, në një fshat të Mallakastrës, ka votuar vetëm një person.
Kjo ka ndodhur në fshatin Ngarçie, kur deri në orën 14:30 ka votuar vetëm një person.
Në këtë fshat banon kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili është proceduar për nxitje të dhunës në procesin zgjedhor.
Kjo është hera e parë që ka një pjesëmarrje kaq të ulët në këtë qendër votimi. Nuk dihet nëse më vonë gjatë pasdites, do të shtohet sadopak pjesëmarrja.
Sipas KQZ-së dero në orën 10:00 pjesëmarrja në votime ka qenë 12%, por kreu i këtij institucioni Klement Zguri tha se këto të dhëna nuk janë as zyrtare dhe as të besueshme pasi janë marrë me telefon nga KZAZ-të.