Vendosni fjalën kyçe....

Ironia therëse e Gjergj Metës: Mendoja se këto fuqi i kishte vetëm Jezusi


Ironia therëse e Dom Gjergj Metës vjen me vend në këtë ditë votimesh. Lajmi se këngëtari Sherif Merdani kishte votuar pavarësisht kushteve të vështira fizike bëri bujë në disa media, sidomos ato pranë qeverisë.

“Isha me paterica. Erion Veliaj më ngriti në këmbë. Sot duhet të votojë çdo njeri që e do këtë vend”, tha Merdani, pasi u paraqit me mëngjes në  Shkollën “Kushtrimi i Lirisë” për të votuar.

Por Dom Gjergj Meta e ka gjetur shumë ironike këtë situatë, duke kujtuar se Erion Veliaj është një njeri si gjithë të tjerët dhe nuk ka ato fuqi sa për ta ngritur në këmbë një njeri me paterica dhe për ta shëruar.

” Mendoja se këto fuqi i kishte vetëm Jezusi, por paskam gabuar…”, ironizon Gjergj Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *