Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatja e BD-së shkon për të votuar por harron mjetet e identifikimit në shtëpi


Valbona Mezini, kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Vlorës është paraqitur në qendrën e votimit për të votuar, mirëpo kishte harruar pasaportën dhe kartën e identitetit në shtëpi.

Mezini e kuptoi këtë vetëm në momentin që shkoi pranë komisionerëve dhe ata i kërkuan mjetin e identifikimit.

Por ajo nuk është lejuar që të votojë pa mjetin e identifikimit.Pasi doli nga qendra e votimit, Mezini e cilësoi ditën e sotme si ditën ku ndahen dy epoka, nga ajo e errësirës dhe e dritës.

“Një ditë plot me diell, jo vetëm për qytetarët e Vlorës në gjithë Shqipërinë. Sot ndahet epoka e errësirës me epokën e dritës. Alternativa e Bindjes Demokratike me Valbona Mezinin, është alternativë shprese. Dera e bashkisë do të hapet, nuk do ketë më oligarki.

Bashkia do t’u kthehet qytetarëve. Nuk do të ketë më skamje, nuk do të ketë më emigrim në Vlorë. Përfitoj nga rasti që të gjithë votuesit t’i ftoj sot të votojnë BD-në, të votojnë Valbona Mezinin, ndërsa për gjynafqarët që na survejojnë për partinë e madhe le ti mbajë duart larg nga procesi, ndërsa gjynafqarët e asaj që quhet opozitë e rrugës u them largohuni nga qendrat e votimit”, tha Mezini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *