Përpos faktit që ka vetëm një kandidat për kryetar bashkie ashtu sikurse në mbi 30 bashki të tjera, një tjetër episod i pazakontë ka ndodhur në Vorë.
Dy persona që kanë ndërruar jetë prej kohësh, çuditërisht vijojnë të jenë në listat e votimit në Vorë.
Në listat e qendrës së votimit 1556/1 vërehen emrat e dy shtetasve S.Nasko dhe A.Osmani, të cilët nuk jetojnë më.