Vendosni fjalën kyçe....

Kina ndërton aeroportin më të madh në botë (Video)


Kina ka përfunduar ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Daxing në Pekin.

Ai do bëhet aeroporti më i madh në botë në aspektin e numrit të pasagjerëve kur të arrijë kapacitetin e tijj të plotë prej 100 milionë banorësh.

Aeroporti i ri mbulon sipërfaqen prej 1.4 milion metra katrorë dhe territori i terminalit është i barabartë me 25 fusha futbolli. Aeroporti Ndërkombëtar i Daxing është duke u përgatitur për t’u bërë plotësisht operacional.

Dyert e tij janë planifikuar të hapen përpara fundit të shtatorit. Kina ka investuar rreth 60 miliardë dollarë në këtë ndërmarrje, tha një nga menaxherët e projektit.

Aeroporti do t’u shërbejë 72 milionë pasagjerëve dhe do mbulojë 620,000 fluturime në vit deri në vitin 2025 duke e rritur kapacitetin në 100 milionë pasagjerë dhe 880,000 fluturime deri në vitin 2040.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *