Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar lidhur me publikimin e rezultateve paraprake të votimeve në Mirditë në faqen zyrtare. Përmes një njoftimi për mediat, sqaron se e gjitha ka qenë një test.
“Ne faqen e KQZ eshte hedhur faqja test e cila do te beje transmetimin e rezultateve paraprake, kur te filloje numerimi i votave, ashtu si ne cdo proces zgjedhor.
Faqja eshte ne testim diten e sotme dhe po punohet qe te jete gati kur te filloje procesi i numerimit.
Cdo vit zgjedhor eshte hedhur faqja paraprakisht qe te ambjentohen klikuesit e faqes, me modulin. Edhe kete vit u hodh para se te fillonte numerimi, ne menyre qe te ambjentoheni me aplikacionin e ri pasi ndryshon nga moduli me te cilin mediat apo publiku ishte mesuar.”, thuhet në njoftim.
Grafiku i publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së tregonte rezultatet e votimit për Bashkinë Mirditë, ku Ndrec Ndue Dedaj paraqitej sikur kishte fituar më shumë vota. Por një rezultat i tillë nuk kishte nga të mësohej, në një kohë kur procesi i votimit përfundon në 19:00. Rezultati u fshi brenda minutash, duke bërë që të lindin dyshime se KQZ e kishte parapërgatitur rezultatin pa u numëruar votat dhe e kishte publikuar gabimisht. Mirëpo rezulton se e gjitha ishte vetëm një test.